Friday, June 18, 2010

MOIKOM ZEQO: Poezi


MOIKOM ZEQO
Poezi


Rikrijimi

Harrimi sulet mbi ditet tona te bardha
te dashurise,
duke thyer kujtimet
ashtu si gotet kur pushtuan Durresin e lashte
thyen statujat e tempujt e tij me shpate

Keshtu shfaqet harrimi me fytyren e Atilas,
po dihet fare mire si perfundoi ai,
une mbledh copat e statujave te thyera,
prej tyre te gjalle si te te rikrijoj prap ty?

Ka nje mrekulli te vdekjes

Ka nje mrekulli te vdekjes te sakte si ligjet
kur trupat tone do te shperbehen ne elemente
te natyres,
ndoshta do te takohemi si ujera nentokesore,
si humus e kripera te rrenjet e nje bime,
qe ajo te lulezoje e te hapi petale
e te mahnite gjithcka me bukurine anonime.
Do te na lulezoje eshterat...
Ajme! Po shpirtrat valle?
Si krijesa ajri do te enden neper re,
perhere te dy ndare dhe asnjehere nje!

Nje kostum prej flake

Te mund te ktheja te gjithe akrepat e oreve
te botes mbrapsht
te sfidoja kohen e gjithcka,
te rikthehesha tek ai mengjes i paperseritshem
prap
te ai cast i emocioneve te medha.

Ti ishe e kthjellet, e mire, e thjeshte,
e jashtezakonshme,
kaq shume doja te te flisja ahere,
po u desh te jetoja paradokset
ai mengjes te behej nje muzg i tmerrshem.

Keshtu do te te kujoj gjersa te kem fuqi
(kete te drejte s'ma mohon askush!)
Se gershera e akrepave te oreve ma ka prere
kostumin
prej flake...gjersa te behem shkrumb!

***

U theren me thika te mprehta dy djem
Te dashuruar me te njejten vajze
Gjaku rrodhi mbi pergamentet e gjetheve
Te vjeshtes se vdekur ne strall

Thikat happen plage ne trupat e bukur
Kokeprere me tmerr vdiq nje djale
Tjetri I plagosur, fitimtar i lemeritshem
Beri dashuri me vajzen mbi bar

Putheshin me ankth, me nje epsh te papare
Pa menduar me per te vdekurin ne shi
Shpejtonin ta rilindnin ate te nje foshnje
Nga thika e verber te vdiste perseri.

Syri

Puthja e diellit me mbeti ne balle -
sy i cuditshem, i madh.

Per te pare dhe ate,
qe njeqind sy nuk e shohin!

Me syrin e poezise ne balle
edhe ne vdekje.... jam i gjalle!

Gogeni

Gogeni, kur u semur nga lepra e zeze
ende te gjalle e mbyllen ne shtepi:
dyert, dritaret ia gozhduan shpejt,
ne sarkofagun e lemerishem te tij.
Po brenda, brenda ishin pikturat,
ylberi i artit, magjia e bleruar,
te duart e Gogenit mbijetonte e bukura,
yllesite e zemres mrrekullisht te shqetesuara
Lepra e vdekja ia rrethuan fytyren
Gogeni s'pat frike nga disfata e castit,
muret e sarkofagut u cane lehtesisht
nga forca radioaktive e artit!


1 comment:

  1. Shkrimtar i mrekullueshem.Humbje e madhe per te gjithe!

    ReplyDelete